Ukraina do të mbetet pa gazin rus nëse deri në und të muajit nuk paguan 3,1 miliardë dollarë

Bruksel, 21 tetor 2014 (MIA) - Ambasadori rus pranë Bashkimit Evropian, Vlladimir Çizhov, porositi se Ukraina pret "mbështetje ndërkombëtare" në mënyrë që deri në fund të këtij muaji ta paguajë borxhin e vet prej 3,1 miliardë dollarëve amerikanë ndaj kompanisë ruse të gazit "Gazprom", lajmëroi korespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në deklaratën për "Euraktiv", Çizhov tha se gjatë takimit në Milano më datën 17 të këtij muaji ndërmjet presidentit rus, Vlladimir Putin dhe kolegut të tij ukrainas, Petro Poroshenko, është arritur marrëveshje që gjatë dimrit, gazi rus Ukrainës t'i shitet për "çmim mesatar" prej 385 dollarëve për njëmijë metra kub.

Siç dihet, Moska e ndërpreu rrejdhën e gazit për Ukrainën në qershor të këtij viti, pasi që nuk arriti tçë sigurojë marrëveshje për llogaritë e papguara dhe për çmimin. Sipas disa vlerësimeve, shtetit ukrainas do t'i mungojnë së paku pesë miliardë metra kub gaz për stinën e dimrit, nëse rusët e ndërprejnë nergjensin. Pa import të gazit nga Rusia, Ukraina mund të përjetojë katastrofë humanitare, porositi kohë më parë shefja e politikës së jashtme ë Unionit, Fedeerika Mogerini.

Moska, gjithashtu paralajmëroi se nëse Kievi e jedh gazin us që transiton përmes territorit të tij në Evropën Perëndimore, kjo do të shkaktojë që rusët ta ndalin distribuimin e gazit përmes Ukrainës.

Sipas ambasadorit Çizhov, marrëveshja e Milanos prashh që Ukraina të paguajë 385 dollarë amerikanë për njëmijë metra kub gaz deri në fund të marsit, edhe pse deri më tani "Gazprom" i paguante nga 485 dollarë.

Për shkak të mospajtimeve rreth çmimit, Rusia dhe Ukraina e vendosën çështjen para Tribunalit të arbitrazhit në Stokholm, institucion për arbitrazhë ndërkombëtare për marrëveshje lidhur m Odën ekonomike të Suedisë. Gjithashtu, element tjetër i marrëveshjes së arritur në Milano është se Ukraina do të duht t'i paguajë "Gazprom"-it reth 3,1 miliardë dollarë deri në fund të këtij muaji.

Kjo shumë, siç sqaron Çizhov, përfshin borxhe nga nëntori dhe dhjetori i vitit të kaluar dhe nga tremujori i dytë i këtij viti, shumë që, sipas tij, për askënd nuk është kontestuese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail