HRW: Armata ukrainase ka përdorur grumbull municionesh kundër separatistëve prorusë

Kiev, 21 tetor 2014 (MIA) - Organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut Hjuman Rajts uoç, njoftoi se forcat qeveritare ukrainase kanë përdorur një grumbull municionesh në zonat e populluara në qytetin lindor Donjck, në fillim të këtij muaji.

Organizata HRW me bazë në Nju-Jork, dje kumtoi se ka dëshmi për përdorimin e një grumbulli municionesh, në luftën mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në shumë lokacione të vendit.

HRW bëri me dije se nuk është e mundur që të përcaktohet përgjegjësi i shumë sulmeve, por shton se ka ‘dëshmi të forta" se për disa sulme në Donjeck, përgjësia i bie forcave të Ukrainës.

Sipas HRW, përdorimi i municioneve në zona të populluara, shkel ligjet e luftës, dhe mund të konsiderohen si "krime lufte".

Po ashtu më 20 tetor, organizata "Amnesty International", ka thënë se edhe rebelët pro-rusë edhe forcat ukrainase mund të jenë fajtor për vrasje dhe krime, në konfliktin në lindje të Ukrainës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail