PE-ja e konfirmoi zgjedhjen e Violeta Bulc për eurokomisare të re për transport

Strasburg, 21 tetor 2014 (MIA) - Komisioni për transport i Parlamentit Evropian sot e miratoi kandidaturëln e sllovenes Violeta Bulc për eurokomisare të re për transport, kumtoi grupi parlamentar i Socialistëve dhe demokratëve.

Në këtë mënyrë u largua edhe pengesa e fundit para votimit të nesërm në tërë përbërjen e Komisoionit Evropian, në krye me kryetarin Zhan-Klod Junker.

Bulc mbrëmë në Strasburg u pyet nga eurodeputetët nga Komisioni për transport dhe mendimet e tyre ishin se ajo shumë mirë është përballur me pyetjet e tyre.

Disa eurodeputetë, megjithatë, ishin kundër konfirmimit të sotëm të saj, sepse, siç vënë në dukje, ajo ka pasur vetëm katër ditë për t'u përgatitur dhe për këtë është në pozitë jo të barabartë me kandidatët e tjerë për eurokomisarë, të cilët disponojnë me pothuajse një muaj për përgatitjen e tyre për t'u paraqitur para tyre.

Sot në mëngjes, Komisioni për transport duhej  të deklarohej nëse në përgjithësi do të votojë për qëndrimet e Bulc ose këtë çështje do ta anulojë për më vonë. Nëse do të vinte deri te kjo PE-ja nesër nuk do të ishte në gjendje të votojë për KE-në e re dhe kështu do të dështonte tërë orari fillestar i konfirmuar, sipas të cilit, komisarët e rinj me punë duhet tël fillojnë më 1 nëntor.

Pasi pengesat para Komisionit të Junkerit veçmë janë larguar, nesër në orën 14, PE-ja do të deklarohet për përbërjen e saj. Pastaj, të enjten, ose të premten, Komisioni i ri Evropian do të duhet të konfirmohet edhe nga Këshilli Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail