Belgjika rekordere sipas numrit të xhihadistëve

Bruksel, 22 tetor 2014 (MIA) - Belgjika në raport me numrin e banorëve është në vendin e parë në Evropë për numrin e forcave të reja, të cilat u janë shoqëruar xhihadistëve në Siri dhe Irak, kumtuan sot autoritetet e Belgjilkës.

Mes 3.000 evropianëve të cilët luftojnë në anën e grupit Shteti Islamik, më shumë se 10 për qind janë shtetas të Belgjikës, para se gjithash gjenerata e dytë e marokenëve dhe turqve të cilët jetojnë në Belgjikë.

Hari Bonte prefekt i Vilivordes, qytet i vogël në afërsi të Brukselit me popullatë shumicë myslimane, deklaroi se vetëm nga qyteti i tij, 27 adoleshentë kanë shkuar në xhihad, prej të cilëve edhe dy vajza të moshës 14 dhe 15 vjeçare.

Ai tha se pas kësaj qëndron një rrjet mirë i organizuar i terroristëve, të cilët i indoktrinojnë myslimanët e rinj, ndërsa pastaj përmes Turqisë i transferojnë në Irak dhe Siri.

"Vetëm me punë të koordinuar të të gjithë bashkësisë, në të cilën duhet të përfshihen prindërit, mësimdhënësit dhe liderët fetar, mund të ndalohet ky trend", vlerësoi Bonte.

Imami i xhamisë lokale Mimun Akishu deklaroi se pak mund të bëhet që të ndalohen të rinjtë të shkojnë në xhihad, kur njëherë do të bien nën propagandën terroriste.

"Ata i tërheqin me video-incizime në të cilat xhihadistë të armatosur voziten me xhipa të mëdhenj dhe duken si zotë të jetëve të tyre, ndërsa nuk tregojnë se pas gjithë kësaj është lufta e ndyrë në të cilën lehtë humbet koka", theksoi Akishu.

Ai sqaroi se caku më i shpeshtë i xhihadistëve janë personat e rinj, të cilët kanë probleme me drogën ose alkoolin, dhe të cilët janë të pasigurtë në identitetin e tyre.

"Ndonjëherë mjaftojnë disa muaj për indoktrinim, ndërsa pastaj është vonë  të bëhet diçka", tha Akishu.  

Belgjika ka më shumë se 11 milion banorë, prej të cilëve mbi dhjetë për qind janë me prejardhje nga Maroku dhe Turqia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail