Junker: Ekonomia e cila nuk investon, nuk krijon vende të reja të punës

Strasburg, 22 tetor 2014 (MIA) - Komisioni i ri Evropian, kryesues i të cilit është Zhan-Klod Junker sot duhet ta marrë shumicën e nevojshme në Parlamentin Evropian me çka do ta marrë funksionin më 1 nëntor.

Pak para fillimit të sesionit, kryetari i PE-së Martin Shulc, mbajti këshillim me kryetarët e grupeve politike dhe kryetarin e Komisionit Zhan-Klod Junker, rreth mënyrës në të cilën do të rrjedhë debati.

Junker e respektoi punën e paraardhësit të tij Zhoze Manuel Barozo dhe komisionit të tij, i cili sipas tij ka kryer punë të mirë.

Fjalimi i Junkerit, siç tha edhe vetë ishte më shumë për ambicjet e Komisionit, sesa për programin, të cilin e ka paraqitur në korrik. Sipas Junker, komisarët janë të obliguar t'i respektojnë orientimet e përgjithshme politike dhe prej tyre kërkohet bindje e verbër.

"Në moshën time, nuk fillojmë karrierë të diktatorit", theksoi Junker, duke insistuar në karakterin politik të ekipit të tij, në të cilin pothuajse të gjithë anëtarët kanë kryer funksione të larta në vendet e tyre.

Ky ekip i Komisionit Evropian, në krahasim me Komisionin e deritanishëm të kryesuar nga Baroso është vlerësuar si "politik", në këtë insistoi veçanërisht Junkeri. Drejtorët e komisioneve duhet të jenë të dëgjueshëm për komisarët, e jo e kundërta, konsideron ai.

Në të ka katër ish-kryeministra, i Finlandës Jirki Katainen, i Letonisë Valdis Dombrovskis dhe i Estonisë Andrus Ansip, plus kryetari i Komisionit Evropian. Pastaj, dy ish-shefat e diplomacive Frans Timermans dhe italiania Federika Mogherini dhe dy ish-ministrat e ekonomisë, francezi Pjer Moskovski dhe danezja Marget Vastager.

"Humbësi i madh, jam unë, sepse u kam deleguar një pjesë të madhe të kompetencave të mia për kryetarët dhe nënkryetarëve e Komisionit. kjo është në interes të funksionimit të Komisionit", tha Junker, duke theksuar se mund t'i kthejë prapa nëse vlerëson se nuk realizohen siç duhet.

Duke insistuar se dëshiron në komision të ketë më shumë gra, por numri i tyre mbetet nëntë, njëjtë si në përbërjen paraprake, Junker theksoi se i ka pranuar vërejtjet e eurodeputetëve gjatë dëgjimit të ekipit të tij, që solli edhe deri në ndryshimet në ekipin fillestar.

Ai paralajmëroi se nuk do të jetë "shërbëtor" i Parlamentit Evropian, por se do ta dëgjojë.

Komisioni Evropian ka mbështetje nga tre grupet më të mëdha politike në PE-Partia popullore evropiane, socialistët dhe liberalët.

Të gjelbërit i akuzojnë këto tre grupe për "dakordim të ndërsjellë midis miqve", që sipas tyre, shkon në dobi vetëm të euroskeptikëve. Pesëdhjetë anëtarët e grupit të të gjelbërve janë thirrur për të votuar kundër përbërjes së re të Komisionit, i cili sipas francezit Janik Zhado është "pa ide dhe pa vizion për Evropën".

Junker premtoi se do të jetë i kujdesshëm gjatë respektimit të rregullave evropiane për mbrojtjen gjatë negociatave për marrëveshjen për këmbim të lirë me SHBA-në.

Duke folur fillimisht në gjuhën frënge, pastaj në gjuhën angleze, e në fund kaloi edhe në gjuhën e "kampionëve botërorë në futboll (gjermane) të cilët për momentin kanë vështirësi", Junker aludoi jo vetëm në vështirësitë e selektimit të futbollit, por edhe në ekonominë gjermane.

Sipas Junker, ekonomia e cila nuk investon, nuk krijon vende të punës. Prandaj paralajmëroi se programi i tij për investime prej 300 miliardë euro do të shkojë deri në fund dhe të gjithë të cilët tentojnë ta kthejnë nga ajo nuk do të arrijnë. Sipas tij është e nevojshme disiplinë buxhetore dhe politikë e investimeve.

Duke e prezantuar programin dhe përbërjen e Komisionit Evropian dhe resorët e ndarë në të, Junker edhe njëherë u përqendrua në zgjerimin e BE-së. Sipas tij  është e pamundur të pranohen vende të reja anëtare në pesë vitet e ardhshme, gjegjësisht deri në fund të mandatit të komisionit në vitin 2019.

Emërimin e "komisarit për negociata për zgjerim", Junker e sqaroi me faktin se kjo mund të kërkohet nga një pjesë e komisioneve të Parlamentit Evropian dhe nga debati të cilin e ka zhvilluar "ai personalisht vetvetiu".

"Nuk dëshiroj t'i gënjej njerëzit, e as popujt. Nuk duhet t'u japim përshtypje vendeve kandidate se mund të bëhen anëtarë në pesë vitet e ardhshme. Nuk do të ketë anëtarë të rinj gjatë këtij mandati. Kjo është e pamundur", tha Junker.

I përcjellë me duartrokitje, ai theksoi se "nuk duhte të rrëfehen tregime".

"Nuk duhet t'i lëmë të besojnë ata të cilët presin të bëhen anëtarë, se kjo mund të ndodhë në pesë vitet e ardhshme. Por, dukshëm negociatat për zgjerim do të vazhdojnë me të njëjtin entuziazëm, energji dhe angazhim, siç ishte deri tani. Derisa kjo të jetë e mundur", potencoi Junker.

"Dëshiroj t'i përshëndes vendet-kandidate për anëtarësim në BE, duke u thënë se negociatat do të shpejtohen, por nuk është e vërtetë se ato do të përfundojnë deri në vitin 2019", ishte i drejtpërdrejtë Junker.

Duke paralajmëruar në rreziqet në të cilat jetohet sot në botë, ai theksoi në rrezikun nga lëvizja fundamentale islamike dhe në luftën kundër epidemisë me ebola. Ai shfaqi keqardhje se vetëm kur epidemia arriti në Evropë, ajo filloi të veprojë, ndërsa u përqendrua edhe në problemin me migrimin, i cili do të shqyrtohet në mënyrë prioritare.

Që të zgjidhet në Komisionin Evropian i është e nevojshme shumicë në Parlamentin Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail