Merkel: Gjermania është në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në për disa kriza ndërkombëtare

Berlin, 23 tetor 2014 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel dje deklaroi se Gjermania është në "partneritet të ngushtë me SHBA-në për disa situata krizash në botë - nga epidemia e ebolës deri te lufta kundër grupit xhihadist Shteti Islamik".

Ajo para takimit në Berlin me sekretarin amerikan të Shtetit Xhon Keri theksoi se pakënaqësia gjermane pas skandalit të vitit të kaluar me përgjimin e telefonit të saj dhe rrjetet komunikuese gjermane nga ana e SHBA-së, veçmë po shuhet.

Merkel përveç Ukrainës i theksoi se katër temat "urgjente", të cilat ajo dhe Keri jaë planifikuar t'i shqyrtojnë - luftën kundër SHI-së, programin bërthamor iranian, epideminë nga ebola dhe Afganistanin.

"Jam e lumtur që mund të them se ne veprojmë në bashkëpunim dhe koordinim të nushtë me SHBA-në", shtoi kancelarja gjermane.

Keri i përkuhstoi vëmendje më të madhe krizës ukrainas pas bisedës me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme Frank-Valter Shtajnmajer.

Sipas tij me rëndësi kyçe për deeskalimin e krizës është "që të garantohet siguri në kufirin ukrainaso-rus me ndihmën e mjeteve teknologjike, për shembull fluturakeve papilot, dhe të tërhiqen të gjitha armë dhe ushtarët nga tampon zona midis forcave ruse dhe ukrainase".

Shtajnmajer nga ana e tij e theksoi domosdoshmërinë nga ndërprerja e ofensivës të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Sipas tij bashkëpunimi ushtarak duhet të kalojë "dorë për dore" me vendimet politike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail