Dy ushtarë ukrainas janë vrarë në Ukrainën Lindore

Kiev, 28 tetor 2014 (MIA) - Dy ushtarë ukrainas janë vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në luftërat me separatistët prorusë në Ukrainën lindore, kumtoi sot zëdhënësi ushtarak ukrainas Andrej Lisenko.

Ai nuk saktësoi se ku janë vrarë ushtarët, por potencoi se veprimet luftarake janë intensifikuar gjatë zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën të dielën.

Aeroporti në Donjeck, i cili është një nga vendet më të mëdha kontestuese që të dy palët dëshirojnë ta kenë nën kontroll, i ishte nënshtruar sulmeve nga armë, granada artilerike dhe minahedhës, shtoi Lisenko.

Ushtarët ukrainas janë tërhequr nga pika kontrolluese në afërsi të fshatit Melenje në rajonin Lugansk, pas luftërave mes separatistëve prorus dhe forcave qeveritare, kumtoi Këshilli nacional ukrainas për siguri dhe mbrojtje, duke saktësuar se gjatë përleshjeve asnjë ushtar nuk është plagosur ose vrarë.

"Prej më 5 shtator, kur ishte lidhur armëpushimi mes palëve të përleshura në Ukrainën lindore, dhe deri tani, janë vrarë dhjetëra ushtarë ukrainas, prej të cilëve dy të dielën", theksoi Lisenko.

Sipas të dhënave të KB-së, në luftërat në Ukrainën lindore, nga muaji prill i këtij viti deri tani kanë humbur jetën rreth 3.700 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail