KB-ja dhe BE-ja i dënojnë zgjedhjet në rajonet proruse ukrainase

Nju-Jork/Bruksel, 30 tetor 2014 (MIA) - Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian paralajmëruan se zgjedhjet në rajonet ukrainase Donjeck dhe Lugansk, të cilat forcat proruse i caktuan për më 2 nëntor, mund të paraqesin pengesë për procesin paqësor në këtë vend.

Ndërkohë përfaqësuesit e forcave prokurde apeluan që të dilet në votim përmes Internetit.

"Votimi në Donjeck dhe Lugansk seriozisht do ta rrezikojë protokollin dhe memorandumin nga Minsku, i cili urgjentisht dhe plotësisht duhet të zbatohen në praktikë", deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun, duke e treguar marrëveshjen paqësore, të cilën Kievi dhe përfaqësuesit e forcave proruse e nënshkruan më 5 shtator.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka biseduar përmes telefonit për zgjedhjet kontestuese me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, ndërsa BE-ja e dënoi qëllimin e Moskës  që ta njohë mbajtjen e tyre.

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deklaroi dje se Rusia planifikon t'i njohë rezultatet e zgjedhjeve, të cilat këtë fundjavë do t'i organizojnë forcat proruse në Ukrainën lindore.

Forcat proruse planifikojnë të dielën më 2 nëntor në Donjeck dhe në zonën e Luganos të mbajnë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, pasi i bojkotuan zgjedhjet e mbajtura në pjesën tjetër të Ukrainës, të dielën më datën 26 tetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail