BE-ja e zbaton stërvitjen më masive për siguri kibernetike në Evropë

Bruksel, 30 tetor 2014 (MIA) - Bashkimi Evropian sot e filloi stërvitjen më të madhe dhe më të ndërlikuar për siguri kibernetike, të organizuar deri tani në Evropë, kumtoi Komisioni Evropian.

Në stërvitje morën pjesë mbi 200 organizata dhe 400 ekspertë prej 29 shteteve. Ata e kontrollojnë gatishmërinë për kundërpërgjigje ndaj sulmeve kibernetike në simulim njëditor, të organizuar nga Agjencia e BE-së për siguri të rrjetit dhe informatike.

Ekspertët nga sektori publik dhe privat, përfshirë edhe agjencitë për siguri kibernetike, ekipet kombëtare për reagim urgjent gjatë fatkeqësive kompjuterike, përfaqësues të ministrive, kompani telekomunikacioni dhe energjetike, institucione financiare dhe internet provajderë, i testojnë procedurat dhe skenaret e mundshme të kërëcnimit masiv për siguri kibernetike.

Sulmet kibernetike në botë vitin e kaluar janë rritur për pothuajse një të katërtën, ndërsa numri i përgjithshëm i shkeljes së sigurisë së të dhënave ka qenë 61 për qind më i madh se në vitin 2012.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail