BE-ja mund t'i ashpërsojë sanksiont ndaj Rusisë për shkak të zgjedhjeve në Donbas

Bruksel, 30 tetor 2014 (MIA) - Zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiç, sot nuk mohoi se është e mundur që Bashkimi Evropian t'i ashpërsojë sanksionet ndaj Federatës ruse, nëse Moska i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në "Republikat e vetëshpallura popullore" në Llugansk dhe Donjeck, të caktuara për 2 nëntor.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, deklarata e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov se Rusia është e gatshme t'i njohë zgjedhjet në Ukrainën juglindore, shkaktoi aktivizim të sërishëm të mekanizmave në Bruksel për vendosjen e sanksioneve të reja dhe ashpërsimin e atyre ekzistueseve të Unionit ndaj Rusisë.

Duke e komentuar qëndrimin e BE-së me rastin e deklaratës së Llavrovit, Kocijançiç theksoi se mbajtja e të ashtuquajturave zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në rajonin e Donbasit do të ishte në kundërshtim të Protokollit të Minskut dhe të përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme dhe të pranueshme.

"Diçka e tillë nuk do të kontribuojë në arritjen e hapit për deeskalim të gjendjes në këtë pjesë të Ukrainës. Ndërkaq, sa i përket sanksioneve të BE-së ndaj Federatës ruse, ato janë vazhdimisht nën kontroll dhe ato mund të ndryshojnë tërë kohën, sipas asaj se si do të zhvillohen ngjarjet dhe situata në terren. Megjithatë, nuk do të mund të spekuloj asgjë për momentin për atë nëse do të vendosim sanksione të reja", theksoi Kocijançiç.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail