Fransoa Olland assesi të ndahet nga thellësia e jopopullaritetit

Paris, 31 tetor 2014 (MIA) - Shefi i shtetit francez Fransoa Olland assesi të ndahet nga thellësia e jopopullaritetit, tregoi hlumtimi i fundit i TNS Sofres-Sorpa Grup e realizuar për javoren "Figaro Magazin". Sipas këtij hulumtimi, vetëm 13 për qind e francezëve kanë besim tek Olland, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Ndërprerja në rënien e popullaritetit zgjati shkur, ndërsa rritja e sërishme e numrit të të papunëve për 19.000 persona shtesë në shtator janë me siguri arsyeja për pakënaqësinë rekorde nga puna e tij. Njëherit, lufta kundër papunësisë është theksuar si një prej prioriteteve të tij.

Edhe krahas jopopullaritetit, presidenti francez është optimist. Siç shpjegon një bashkëpunëtor i tij i afërt, Olland shikon "dritë të vogël për vitin 2017 me ish-kryeministrat Fransoa Fijon dhe Alan Zhupe, lejuan të shikohet se e djathta gjithashtu nuk e ka marrë veten pas disfatës në vitin 2012.

Fransoa Olland, i cili së shpejti do ta fillojë pjesën e dytë të mandatit të tij pesëvjeçar duhet t'i interesojë dhe t'i bindë francezët, posaçërisht ata të cilët votuan për të dhe masovisht u larguan nga politika e tij, se politikën të cilën e zhvillon është e drejtë. Në të kundërtën, siç tha Alan Zhupe paradokohe - për momentin secili kandidat mund ta fitojë Ollandin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail