Nuk ka të lënduar mes të punësuarve në radion kombëtare franceze

Paris, 31 tetor 2014 (MIA) - Nuk ka të lënduar mes të punësuarve në zjarrin, i cili e përfshiu selinë e të gjitha kanaleve kombëtare të radios franceze Radio Frans, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Parisi.

Tani për tani nuk ka informata nëse mes punonjësve të cilët kanë punuar në rikonstruimin e ndërtesës së ndërtuar në vitin 1963 ka të lënduar.

Zjarri është paraqitur pas shpërthimeve të cilat janë dëgjuar në katet e larta të 7-të dhe të 8-të në Shtëpinë e radios (Mezon de la radio). Nga tre katet e fundit të ndërtesës, del tym i dendur nëpër dritare, prej të cilave disa kanë rënë në tokë për shkak të shpërthimit.

Të gjithë të punësuarit në Radio Frans janë evakuuar pa panikë nga ndërtesa e rrumbullakët në bregun e lumit Sena, me ç'rast shumica e ekipeve zjarrëfikëse intervenojnë në shuarjen e zjarrit.

Të gjitha programet e radios kombëtare franceze Frans Inter, Frans Info, Frans Kultur, Frans Muzik, FIP, Mov- sektori publik janë ndërprerë diçka pas orës 12 e 47 minuta, për shkak të zjarrit, i cili shpërtheu  në katet më të larta të ndërtesës në të cilën është vendosur servisi radiodifuziv publik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail