Dëmet nga përmbytjet në rajonin italian Liguria janë mbi një miliardë euro

Romë, 17 nëntor 2014 (MIA) - Të reshurat e rrëmbyeshme dhe përmbytjet në rajonin italian Liguria kanë sjellur dëme prej mbi një miliardë euro. Atë e deklaroi guvernatori Klaudio Burlando.

"Sipas meje, dëmet e tërësishme janë mbi një miliardë euro. Nëse mblidhen dëmet nga të gjitha përmbytjet e muajit të kaluar, prej të cilave ishin goditur sipërmarrës, tregtarë, pronarë të lokaleve si dhe struktura shtetërore, atëherë rezulton shumë jo më e vogël se një miliardë euro", deklaroi Burlando.

Në Itali për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës për një muaj humbën jetën nëntë njerëz. Sipas meteorologëve, të reshurat në Italinë veriore do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail