Putin: Ukriana ka të ardhme vetëm derisa federalizohet

Moskë, 17 nëntor 2014 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin shfaqi bindje se Ukraina do të ketë të ardhme vetëm nëse bëhet shtet federal, lajmëroi TASS.

"Ukraina është vend i ndërlikuar jo vetëm sipas përbërjes etnike, por edhe sipas procesit të krijimit në formën e saj të tanishme", theksoi Putin në intevistën për televizionin gjerman ARD.

Putin u propozoi shteteve perëndimore të punojnë së bashku për arritjen e hapësirës së vetme politike në Ukrainën lindore. "Mund të lëvizim në atë drejtim, por vetëm së bashku", theksoi Putin.

Ai pranoi se rreth çështjes për realizimin e sigurisë, masat e liderëve të Rusisë dhe Gjermanisë jo çdoherë përputhen.

"Megjithatë është e qartë se Moska dhe Berlini dëshirojnë që situata të rregullohet, se synojmë që marrëveshja e Minskut të plotësohet", tha Putin.

"Në 10-15 vitet e fundit ishte vendosur bazë e mirë për zhvillim të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Gjermanisë dhe do të ndjejmë keqardhje përderisa ajo humbet", tha presidenti rus.

Sipas Putinit, marrëveshja e arritur në Minsk nuk plotësohet tërësisht dhe ka probleme të caktuara, lidhur me atë se edhe të dy palët në konflikt nuk lënë pjesë të vendeve të populluara, sipas marrëveshjes së arritur.

Sipas zgjerimit të tij të NATO-s dhe afrimit të tij deri në kufijtë e Rusisë thelbësisht e ka ndryshuar hapësirën gjeopolitike, ndërsa numri i bazave në atë rajon rritet.

 - A janë sistemuar bazat ruse në të gjithë botën? Jo, bazat e NATO-s, bazat amerikane janë sistemuar në të gjithë botën, duke i përfshirë edhe ato në kufijtë tanë", tha presidenti rus.

Putin e cilësoi joadekuat reagimin e Perëndimit në raport të përfshirjes së Krimesë, duke theksuar se Moska vepron sipas precedentit për Kosovën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail