Shevçoviq: BE-ja nuk ka kurrfarë dobie nga "Rrjedha jugore"

Bratisllavë, 18 nëntor 2014 (MIA) - Nënkryetari i Komisionit Evropian i obliguar për Energjetikë Marosh Shefçoviç deklaroi se Bashkimi Evropian nuk sheh se çfarë dobie plotësuese për Evropën ka në gazpërçuesin e planifikuar "Rrjedha jugore".

Shefçoviç nuk sheh dobi në gazsjellësin për BE-në, siç thotë, sepse gazi në të është nga burimi i njejtë rus.

Në intervistë për gazetën sllovake "Pravda", Shefçoviç gjithashtu paralajmëroi, se nuk është e mundur të realizohet projekt i tillë i vlefshëm, ndërsa megjithatë të mos respektohet legjistlativa  evropiane.

"Komisioni Evropian ka dy vërejtje themelore. E para është se nuk mund të realizohet projekt i tillë i vlefshëm në BE, e me këtë rast të mos respektohen ligjet evropiane. Kjo nuk do të ishte e pranueshme askund në botë", thotë Shefçoviç.

Pyetësor tjetër i rëndësishëm për "Rrjedhën jugore", sipas Shefçoviçit, është çështja se sa ai me të vërtetë do të kontribuojë për diversifikimin e burimeve të energjisë për Hungarinë.

"Sepse bëhet fjalë për dërgesë nga burimi i njejtë i gazit, nuk shohim fushë plotësuese të projektit të tillë", thotë komesari evropian për energjetikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail