Komesari i KE-së: Ekziston tendencë e mospërfilljes të të drejtave të fëmijëve

Strazburg, 19 nëntor 2014 (MIA) - Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës arritën përparim në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por ende ekziston tendencë e mospërfilljes së të gjitha obligimeve në këtë plan, deklaroi komesari i KE-së për të drejtat e njeriut, Nills Muizhnieks me rastin e 25 vjetorit të miratimit të Konventës të KB-së për të drejtat e fëmijës.

"Konventa edhe sot është dokumenti më i rëndësishëm ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve", deklaroi Muizhnieks, duke shtuar se më 20 nëntor të vitit 1989 kur është sjellur Konventa, fëmijët për herë të parë janë bërë bartës me të drejtë të plotë të të drejtave të njeriut.

Ai thekson se shtetet anëtare të KE-së nga viti 1989 kanë arritur "përparim të rëndësishëm" në respektimin e të drejtave të njeriut, por ende ekziston tendencë e mospërfilljes së të gjitha obligimeve në këtë plan.

Me Konventën e KE-së fëmijëve u garantohet e drejta e emrit, shtetësia, arsimi, standartet shëndetësore, mbrojtja nga keqpërdorimi dhe e drejta të dëgjohet qëndrimi i tyre.

Muizhnieks thotë se fëmijët duhet të marrin shtetësi sa më shpejtë që është e mundur, sepse në të kundërtën zvogëlohen mundësitë për respekt të tërësishëm të të drejtave të tyre. Për shkak të krizës ekonomike dhe zvogëlimit të buxheteve, është regjistruar përqindje e rritur e fëmijëve të varfër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail