E djthta ekstreme në PE kërkoi votimin e mocionit të besimit për Zhan-Klod Junker

Strasburg, 19 nëntor 2014 (MIA) - Grupi i euroskeptikëve në Parlamentin Evropian (PE), në të cilën bëjnë pjesë Partia britanike e pavarësisë (UKIP) dhe Fronti popullor francez bashkë me euroskeptikët e tjerë u bashkuan për kërkesën për votimin e mocionit të kryetarit të Komisionit Evropian (KE), Zhan-Klod Junker.

Skandali me "LuksLiks" sistemin për shmangien e tatimit i përpunuar nga Lumsemburgu destabilizoi kryetarin Junker, por njëherësh i bashkoi euroskeptikët në Parlamentin Evropian.

Sipas grupit të Partisë së pavarësisë - UKIP të Najxhel Fataxh, për rezolutën e propozuar nënshkrim kanë vënë 76 eurodeputetë aq sa janë të nevojshëm që ajo të hyjë në procedurë.

Në tekst krahas 44 anëtarëve të Grupit për Evropë të lirisë dhe demokraci të drejtpërdrejt, janë nënshkruar 32 eurodeputetë të grupit të paregjistruarve. Në mesin e tyre ndodhen 23 eurodeputetë të Frontit nacional francez, me përjashtim të Zhan-Mari Le Pen, Bruno Golnish dhe Eduar Ferad. Gjegjësisht thelb historik i partisë nacionaliste franceze.

Ky tekst është shfaqja e parë e përbashkët e së djathtës ekstreme, pasi euroskeptikët nuk arritën të bashkohen në një grup të njëjtë parlamentar. Najxhel Faraxh e përpiloi Grupin e Evropës për Liri dhe demokraci të drejtpërdrejt me ndihmën e lëvizjes italiane, Pesë Yjet të Bepe Grilos. Ndërsa, Marin Le Pen nuk arriti të krijojë grup dhe bashkë me partnerët e tij qëndron te të paregjistruarit.

Deri dje afrimi i tyre dukej i pamundur, por duket se fronti anti-Junker i bashkoi.

Votimit i mocionit të votëbesimit pritet të jetë në sesionin e PE-së javën e ardhshme në Strasburg. Rezoluta nuk do ta arrijë atë që është kërkuar, pasi që Zhan-Klod Junker e gëzon besimin e tre grupeve më të mëdha politike të Partive Popullore, të socialistëve dhe liberalëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail