Zhan Klod Junker do ta prezantojë planin për investime prej 300 miliardë euro

Strasburg, 26 nëntor 2014 (MIA) - Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker sot para deputetëve evropianë në Strasburg do ta prezantojë projektin udhëheqës të mandatit të tij - plani për investime në vlerë prej 300 miliardë euro, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Qëllimi i planit është që të ripërtërihet rritja ekonomike e Evropës, kryesisht me tërheqjen e fondeve private të mbështetura nga ato të BE-së.

Plani për investime vjen nga konstatimi se investimet në Evropë janë për 15 për qind më të vogla nga ato në vitin 2007, me çka pengohet dalja nga kriza. Me këtë rast, investitorët privatë nuk investojnë shumë, ndërsa investimet publike janë gjithnjë e më të rralla për shkak të kursimeve buxhetore.

Komisari evropian për çështje ekonomike Pjer Moskovisi nga ana e tij insistoi në nevojën që të mobilizohen resurse të reja, në të kundërtën ai do të tregohet i pasuksesshëm.

Plani sipas ekspertëve financiarë dhe ekonomikë tregohet mjaft i ndërlikuar. Ai është paraparë të zgjasë tre vjet dhe për të do të kujdeset Banka Evropiane për Investime (BEI). 

Komisioni propozon që BEI-së t'i besohet udhëheqja me Fondin e ri evropian për investime strategjike, të cilat do t'i mbështesin projektet më të rrekishme nga ato që zakonisht i financon.

Fondi do të disponojë me 16 miliardë euro në garanci të cilat vijnë nga buxheti i BE-së, nga të cilat veç më janë mjete buxhetore. Atyre do t'u shtohen edhe pesë miliardë nga BEI-ja, gjegjësisht gjithsej 21 miliardë euro.

Shuma duket e vogël në lidhje të ambicjeve të paralajmëruara për planin prej 300 miliardë euro, por këto 21 miliardë do të shërbejnë si amortizim për rreziqet, gjegjësisht si magnet për fondet private të cilat tani nuk janë investuar në ekonominë reale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail