Një person e humbi jetën, tre janë zhdukur në përmbytjet në Francë

Paris, 28 nëntor 2014 (MIA) - Një grua mbrëmë e humbi jetën, ndërsa tre llogariten si të zhdukur në Francën Jugperëndimore si rezultat i përmbytjeve, të shkaktuara nga stuhitë e fuqishme, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Bernar Kazenov.

Trupi i gruas është gjetur jashtë automobilit dhe në bregun e një lumi, kumtuan autoritetet në departamentin Var. Vajza e saj nuk është gjetur dhe gjithashtu paramendohet se ka vdekur.

Ekipet e shpëtimit e kërkuan mbrëmë lumin te qyteti La Lond në të njëjtin rajon pas të mbijetuarve, pasi dëshmitarët okularë kumtuan se automjeti ishte bartur nga ujërat e papritura.

Përmbytjet, e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme bllokuan dje 130 fëmijë në dy shkolla në vend në afërsi të Sen Trope, në jug të Francës. Fëmijët me siguri do ta kalojnë natën në shkolla së bashku me mësimdhënësit, kumtoi prefektuara në departamentin Var.

Ekipet e shpëtimit i rekomanduan prindërve të mos tentojnë të arrijnë deri te rajoni i bllokuar dhe i bindën se jeta e fëmijëve të tyre nuk është në rrezik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail