Në një aksion të Europolit janë arrestuar1118 persona

Hagë, 28 nëntor 2014 (MIA) - Gjithsej 188 njerëz janë arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar për shkatërrimin e rrjetit për blerjen e biletave të aeroplanit me kartela të falsifikuara kreditore, kumtoi sot Europol, duke shtuar se bëhet fjalë për krim të organizuar, me vlerë më shumë milionë euro.

Operacioni i quajtur "Aksion global" u zbatua në gjithsej 80 aeroporte në 45 vende. Aksioni u koordinua nga selitë e Europolit në Hagë, Inrterpolit në Singapor dhe e Agjencisë së policisë latinoamerikane "Ameripol" në Bogotë.

Ekipe të policisë në aeroportet, nga Londra deri në Manilë, kanë arrestuar persona të dyshimtë, të cilët kanë shfrytëzuar kartela të falsifikuara kreditore për blerjen e biletave për aeroplanë, derisa ata qëndronin në radhë për të hipur ose për të dalur nga aeroplani, deklaroi drejtori i Europolit, Rob Vejnrat.

"Industria e aerioplanit për shkak të këtyre problemeve humb miliarda dollarë për një vit. Duhej të mendonim një operacion global, t'i pengojmë ata njerëz të ngjiten ose megjithatë t'i kapi pas arritjes në destinacionin e dëshiruar", shtoi ai.

Në selinë e Europolit, në këtë operacion kanë punuar së bashku persona profesionalë nga kompanitë të cilat japin kartela kreditore, duke përfshirë edhe "Viza" dhe "Amerikan ekspres", si dhe përfaqësues të kompanive të aeroplanit dhe analitikë policorë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail