Merkel ashpër i dënoi mitingjet kundërislamike në Gjermani

Berlin, 15 dhjetor 2014 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel ashpër i dënoi aktivitetet e aktivistëve kundërislamike ekstreme të djathtë para mitingut të tyre të fundit, i caktuar për sonte, transmeton DPA.

Në Gjermani ka liri të protestimit, theksoi Merkel, "por, nuk ka vend për fushata për urrejtje dhe shantazh".

"Kjo në veçanti vlen për aktivitetet të cilat janë bërë kundër njerëzve, të cilët në Gjermani kanë ardhur nga vende të tjera", tha kancelarja.

Ajo deklaratën e ka dhënë në momentin kur policia përgatitet për protestën e sontme, të organizuar nga organizata "Evropianët patriotikë kundër islamizimit të Perëndimit" (Pegida) në Drezden.

Merkel në deklaratë i paralajmëroi ata të cilët kanë për qëllim të marrin pjesë në protestat e organizuara nga "Pegida" dhe nëndegët e saj në pjesët e tjera të vendit, se "duhet të bëjnë kujdes që të mos keqpërdoren".

Protesta e sontme pritet përsëri të mbahet në Drezden pasi para një jave rreth 10.000 persona në të njëjtin qytet kanë marrë pjesë në protestat në Pegida.

Njëherësh me këtë miting në qytet pritet të mbahet edhe kundërprotesta, që bën thirrje për tolerancë, shton DPA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail