Mogerini: Rusia jep shenja të dëshirës së rritur për zgjidhjen e krizës në Ukrainën Lindore

Kiev, 17 dhjetor 2014 (MIA) - Diplomatja e parë evropiane, Federika Mogerini sot deklaroi se bashkë me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko kanë vërejtur disa shenja të dëshirës së rritur nga ana e Rusisë për zgjidhjen e krizës me territoret e shkëputura në Ukrainën Lindore, transmetuan agjencitë botërore.

"E ndajmë përshtypjen se ka disa elemente të cilat mund të na shtyjnë të mendojmë se ndoshta ka pak më shumë dëshirë për zgjidhjen e konfliktit nga ana e Rusisë dhe nga ana e presidentit Putin", tha Mogerini, e cila ndodhet për vizitë në Kiev.

Ajo shtoi se prania e një përshtypje të këtillë te ajo lind shpresë se Moska në të ardhmen do të ndërmarrë "veprime përkatëse".

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri, dje, gjithashtu tha se ditëve të fundit Rusia ka ndërmarrë hapa konstruktivë për uljen e tensioneve në Ukrainë, përkujtojnë agjencitë.

TASS thekson se, sipas Mogerinit, BE "fuqishëm dhe me vendosmëri e mbështet popullin ukrainas dhe bashkëveprimet në zbatimin e marrëveshjeve paqësore të Minskut".

Ajo nënvizoi se marrëdhëniet midis BE-së dhe Ukrainës duhet të kalojnë në një nivel të ri, gjegjësisht pala ukrainase t'i fillojë reformat në ekonomi, biznes klimë, të drejtat e njeriut dhe në sferën e kushtetutës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail