Tusk: BE-ja nuk duhet vetëm të jetë reaktive dhe defensivë lidhur me Rusinë

Bruksel, 19 dhjetor 2014 (MIA) - Bashkimi Evropian të mos jetë më reaktiv dhe defansiv lidhur me Federatën Ruse për shkak të ndodhive në Ukrainë. Ky është mesazhi nga dita e mbrëmshme e parë nga Samiti i Këshillit Evropian, që në konferencën e tij për shtyp e theksoi kryetari i ri i Këshillit, Donald Tusk.

Siç njofton korrespondneti i MIA-s nga Brukseli, Tusk, i cili për herë të parë e kryesonte takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian pas marrjes së vendit nga Herman van Rompuj, theksoi se është i kënaqur që kanë pasur diskutim shumë të mirë, konkret dhe të sinqertë, i përqëndruar në dy sfidat më të rëndësishme në Evropë: rritjen e investimeve dhe situatë në kufirin lindor.

Lidhur me investime, Tusk theksoi se injektimi i të hollave publike dhe private në projekte strategjike është gjëja më e mirë për përshpejtim të rimëkëmbjes ekonomike në Evropë. Për këtë arsye, mëngjesin e sotëm Këshilli bëri thirrje për vendosje të shpejtë të Fondit evropian për investime strategjike me qëllim që të nxitet klimë më e mirë investuese në Evropë.

"Liderët u dakorduan që të vazhdohet me sigurimin e financave stabile publike, të bëjnë presion për reforma strukturore dhe t'i realizojnë planet tona për union energjetik, tregti, rregullativë më të mirë dhe për ekonomi digjitale, me përqëndrim tek investime", theksoi Tusk.

Sipas njeriut të parë të Këshillit, qëllimi i kryetarit të Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker, i cili është autor i Planit investues është që të mobilizojnë 315 miliardë euro midis viteve 2015 dhe 2017, që të arrihet kjo, liderë të vendeve të BE-së dëshirojnë që Fondi të hyjë në fuqi nga qershori i vitit të ardhshëm. Në këtë pjesë edhe banka Investuese Evropiane mori dritë të gjelbërt që të fillojë ta realizojë një pjesë nga janari i vitit 2015.

Sipas trashëgimtarit të Van Rompujit, javëve të ardhshme do të diskutohet për legjislacionin e veçantë në këtë pjesë dhe se liderët mëngjeisn e sotëm e kanë treguar drejtimin dhe kanë vendosur linjë kohore. Ata, sipas Tuskut, nuk kanë biseduar për çfarëdo lloj distribuimi gjeografik ose sektorial, por vetëm se si ivestitorët privat të kthene në projektet premtuese.

Lidhur me situatën në kufirin evropian lindor, kryetari i KE-së konfirmoi se kanë pasur diskutim për sfidat strategjike të vendosura nga ana e Rusisë, për periudhën më shumë se një vit nga ndodhitë e Euro-Majdanit në Kiev deri në nënshkrimin e Protokolit nga Minsku dhe ndërprerje të zjarrit.

"Situata në Ukrainë mbetet dramatike dhe dinamike dhe kërkon përgjigje urgjente. Kjo është arsyeja se pse ne tani diskutuam vetëm për dhënie të ndihmës financiare vendit. Në këtë pikëpamje dërgojmë sinjal të fuqishëm për gatishmërinë që ta bëjmë atë. Ndërsa, folëm edhe për politikën ruse ndaj fqinjëve dhe përgjigjen tonë strategjike. Liderët e ndanë analizën e tyre për situatën, e cila është bazë për mirëkuptim të përbahskët të sfidave dhe do të kthehemi në këtë çështje në mars të vitit të ardhshëm", theksoi Tusk.

Në Samitin e mbrëmshëm të Këshilli është konkluduar se nuk do të gjehet në afat të gjatë perspektivë për zgjidhje për Ukrainën pa strategji adekuate, dinjitoze dhe të bashkuar evropiane ndaj Rusisë. Gjithashtu, është konfirmuar se Ukraina moderne, e sigurt dhe pavarur është elementi më i rëndësishëm i kësaj strategjie. Në këtë pikëpamje, siç tha Tusk, qasja e BE-së duhet të jetë në pajtueshmëri me ambiciet dhe potencialin e Unionit.

"Ne duhet të shkojmë më larg nga ajo që të jemi reaktivë dhe defansivë. Si evropianë, ne duhet ta kthejmë vetëbeismin tonë dhe realizim të forcave tona perosnale", konkluzoi Tusk, sipas të cilit Samiti i mbrëmshëm, i cili përfundoi herët mëngjesin e sotëm, ka qenë i përqëndruar dhe esencial dhe vazhdon sot me miratimin e konkluzioneve për zgjerim, ku mes tjerash është edhe Republika e Maqedonisë.

Ndërsa, pas përfundimit të Samitit të sotëm të Këshillit Evropian, Donald Tusk është paraparë që në orën 15:00 të realizojë takim edhe me kryeministri e Maqedonisë Nikolla Gruevski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail