Poroshenko: Rusia ka 9.000 ushtarë në Ukrainë

Davos, 21 janar 2015 (MIA) - Rusia ka 9.000 ushtarë në Ukrainë, deklaroi sot presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Në fjalimin në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Poroshenko shtoi se ushtarët rusë disponojnë me armë të rënda, mes të cilave edhe tanke dhe sisteme artilerike.

"Nëse kjo nuk është agresion, atëherë çka është agresioni?", pyeti Poroshenko.

Ai i bëri thirrje Rusisë t'i tërheqë ushtarët e vet nga Ukraina dhe ta respektojë marrëveshjen nga Minsku.

Paraprakisht u njoftua se presidenti i Ukrainës do ta shkurtojë vizitën në Davos për shkak të situatës së përkeqësuar në pjesën lindore të Ukrainës, ku intensifikohen përleshjet mes forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail