Dakordohet tërheqja e armatimit të rëndë nga lindja e Ukrainës

Berlin, 22 janar 2015 (MIA) - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, thotë se bisedimet lidhur me krizën në Ukrainë, të cilat kanë përfunduar mbrëmë vonë në Berlin, kanë rezultuar me arritjen e një marrëveshje për largimin e armatimit të rëndë nga lindja e Ukrainës.

Shtajnmajer këtë marrëveshje e ka bërë të ditur mbrëmë pas katër orë diskutimesh me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, homologun ukrainas, Pavlo Klimkin si dhe ministrin e jashtëm francez, Laurent Fabius.

Shtajnmajer ka thënë se të gjitha palët, sikurse zyrtarët e qeverisë ruse edhe përfaqësuesit e seperatistëve, janë dakorduar që armatimi i rëndë të tërhiqet 15 kilometra nga zona e konfliktit.

Kjo marrëveshje, sipas ministrit gjerman, është një e arritur por, siç ka thënë ai, "nuk ka përparim" në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes së paqes për Ukrainën Lindore, pjesë në të cilën seperatistët pro-rusë i kanë luftuar forcat qeveritare për muaj të tërë.

Bisedimet e djeshme në Berlin janë mbajtur në kohën kur është raportuar se seperatistët prorusë kanë vendosur më shumë armë në një pikë strategjike në Ukrainën Lindore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail