Të paktën 13 të vrarë nga shpërthimi i një granate në stacionin e transportit publik në Donjeck

Donjeck, 22 janar 2015 (MIA) - Të paktën 13 persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur herët në mëngjes, kur një granatë e qëlloi stacionin e transportit publik në lagjen Leninski në Donjeck në Lindje të Ukrainës, kumtuan përfaqësuesit e Republikës Popullore të vetëshpallur të Republikës së Donjeckut.

Sipas informacioneve fillestare, granata është hedhur rreth orës nëntë sipas kohës lokale nga një minibus, transmeton TASS.

Granatimi ka ndodhur pasi Rusia dhe Ukraina mbrëmë arritën marrëveshje për procedurën për tërheqjen e armatimit të rëndë në Lindje të Ukrainës.

Sipas shefit të diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmaer, Rusia dhe Ukraina kanë arritur pëlqim që armatimi i rëndë të tërhiqet 15 kilometra nga linja demarkuese e definuar me marrëveshjen në Minsk të arritur në shtator vitin e kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail