Merkel bisedoi në telefon me Putinin dhe Poroshenkon për Ukrainën

Berlin, 26 janar 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel, mbrëmë bisedoi në telefon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, me ç'rast ërish insistoi për zgjidhje të konfliktit në Ukrainën lindore, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë gjermane.

Siç lajmëroi DPA, Merkel gjatë bisedës me Putinin, e potencoi nevojën e evitimi të ashpërsimit të ri të gjendjes dhe i bëri thirje Rusisë që ta shfrytëzojë ndikimin e vet ndaj separatistëve.

Merkel paraprakisht bisedoi edhe me presidentin francez, Fransoa Oland dhe me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, duke shprehur shqetësim për shkak të përkeqësimit të gjendjes në Ukrainën juglindore dhe shkeljes së të marrëveshjes së Minskut.

Gjatë bisedës telefonike me Poroshenkon, Merkel shprehi ngushëllime për viktimat në Mariopol, ku jetën e humbën së paku 30 civilë, ndërsa njëqind u plagosën gjatë këmbimit të zjarrit.

Ajo sulmin e vlerësoi si shkelje publike të armëpushimit të arritur, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Merkel theksoi se nevojitt të bëhet gjithçka për zgjidhje të qetë të gjendjes dhe përmbushje të marrëveshjes së Minskut, të arritur në shtator.

Kievi dhe forcat poruse akuzohen ndërmjet veti për sulmin në Mariopol.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail