Stoltenberg: Janë marrëzi deklaratat e Putinit se armata ukrainase është "legjion i NATO-s"

Bruksel, 26 janar 2015 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolterberg sot i vlerësoi si "marrëzi" deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin se armata ukrainase është "Legjion i NATO-s". Forcat e huaja në Ukrainë janë ruse, ky është problemi, theksoi Stolterbeg.

I bëjmë thirrje Rusisë që urgjentisht të ndërpret me mbështetjen e separatistëve ukrainas, t'i respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe të ndërpret me destabilizimin e Ukrainës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke shtuar se Rusia vazhdon me mbështetje, armatim dhe trajnim të separatistëve.

"E dënojmë thellimin e dhunës, të shkaktuar nga të mbështeturit nga Rusia, separatistët, që ka çmim të madh, e paguar nga civilë", theksoi Stolterberg, para seancës së sotme të jashtëzakonshme të Komisionit me kërkesë të Kievit.

NATO angazhohet për pavarësi të plotë dhe për integritet territorial të Ukrainës në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht, deklaroi Stolerberg, duke shtuar se Aleanca është pjesë e orvatjeve ndërkombëzare për stabilizim të Ukrainës.

Sipas Stoletberg nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit dhe duhet të kërkohet zgjidhje e qetë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail