BE-ja u kërcënua me sanksione të reja kundër Rusisë

Bruksel, 27 janar 2015 (MIA) - Shefat e shteteve ose qeverive të 27 vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot paralajmëruan ashpërsim të sanksioneve kundër Rusisë, në qoftë se Moska nuk i dënon aksionet e forcave proruse dhe nuk fillon me realizimin e marrëveshjes nga Minsku.

Në kumtesë të përbashkët të liderëve të Be-së më ashpër dënohet sulmi artilerik i forcave proruse ndaj qytetit bregdetar Mariupol, në të cilin jetën e humbën të paktën 30 persona.

"Ekzistojnë dëshmi për mbështetjen e vazhdueshme dhe gjithnjë e më intensive nga Rusia për separatistët, që e thekson përgjegjësia e Rusisë", thuhet në kumtesën e përbashkët.

Shefat e shteteve ose qeverive të 27 vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian u dhanë instruksione ministrave të tyre të punëve të jashtme në seancën e jashtëzakonshme të Këshilli për punë të jashtme të BE-së që të enjten të shqyrtohen aksionet e domosdoshme, ndërsa posaçërisht masa të reja restriktive, të cilat do të kenë për qëllim zbatimin e marrëveshjes nga Minsku.

Këshilli i BE-së do të japë qëndrim përfundimtar për sanksionet e paralajmëruara në samitin joformal në Bruksel muajin e ardhshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail