Takim i ri i Grupit të kontaktit për Ukrainën

Minsk, 30 janar 2015 (MIA) - Grupi i kontaktit për Ukrainën do të takohet sot në Minsk, në tentim për të gjetur një zgjidhje me të cilën do të ndalet dhuna në lindje të vendit.

Grupi i kontaktit në përbërjen e të cilit hyn ish-presidenti i Ukrainës Leonid Kuçma, ambasadori rus në Ukrainë Mihail Zurabov dhe përfaqësuesja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Hajdi Talvini, sot do të kenë negociata të reja, ndërsa në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të palëve të kundërshtuara në Ukrainë.

Republika e vetëshpallur e Donjeckut kumtoi se negociatori i saj Denis Pushilin ka marrë ftesë të marrë pjesë në takimin e sotëm të Grupit të kontaktit, ndërsa në Minsk do të udhëtojë edhe negociatori i Republikës së vetshpallur Popullore Lugansk, Vladisllam Deinego.

Takimi i ri i Grupit të kontaktit vjen në kohën e tensioneve të reja mes Moskës dhe Brukselit, duke marrë parasysh se ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare në BE në takimin e djeshëm të jashtëzakonshëm morën vend për vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë deri në shtator.

Përfaqësuesi i Rusisë në OSBE Andrej Kelin dje i bëri thirrje SHBA-së dhe Evropës të mos qëndrojnë në anën e luftës në Ukrainë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail