Vladimir Putin: Perëndimi është fajtor për krizën në Ukrainë

Moskë, 9 shkurt 2015 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin, e akuzoi Perëndimin për krizën në Ukrainë dhe për situatën që ndodhet tani ky vend.

Deklarata e shefit të Kremlinit, e bërë në kohën kur është duke peshuar propozimin franko-gjerman për fundin e luftimeve mes forcave të Kievit dhe rebelëve pro-rusë, tregon se negociatat nuk kanë për të qenë të lehta.

Palët duken të gjitha tepër të vendosura në pozicionet e tyre. Blloku perëndimor i shkeli premtimet për moszgjerimin e NATO-s dhe i detyroi shtetet të zgjidhnin mes tij e Rusisë, tha Putin për gazetën egjiptiane al-Ahram. Ka pasur përpjekje për t’i shkulur Rusisë shtete që kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjektik, këmbëngul ai, e për t’i shtyrë drejt një zgjedhjeje krejtësisht artificiale.

"I kemi paralajmëruar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë mbi pasojat e ndërhyrjeve të tyre në çështjet e brendshme të Ukrainës, por nuk e dëgjuan mendimin tonë. Shkuan deri aty sa të mbështesnin një grusht shteti në Kiev", theksoi Putin.

Me pohimin e fundit, Putin iu referua përmbysjes së ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç vitin që shkoi. Ai humbi pushtetin në mesin e valës së protestave popullore që shkaktoi vendimi i liderit pro-Moskës për të hequr dorë nga marrëveshja tregtare me Bashkimin Evropian.

Pas arratisë së Janukoviçit, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në lindje të Ukrainës plasi kryengitja e separatistëve që kërkojnë kontroll të plotë të rajoneve Donjeck e Lugansk.

Luftimet në këto zona kanë marrë që prej prillit 5.300 jetë njerëzish.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail