Kremlini: Aksionet e Perëndimit kanë për qëllim ta destabilizojnë situatën në Ukrainë

Moskë, 10 shkurt 2015 (MIA) - Planet perëndimore për dërgim të armëve në Ukrainë dhe për vazhdim të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të krizës kanë për qëllim ta destabilizojnë situatën, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov.

"Rusia është shtet i cili me të vërtetë është i interesuar për gjetje të zgjidhjes për këtë krizë. Të gjitha planet tjera për përforcim të regjimit të sanksioneve, izolimit, dërgim të armëve dhe të tjera, të gjithë këto hapa, për fat të keq, kanë për qëllim që ta destabilizojnë situatën në Ukrainë. Rusia i investon të gjitha përpjekjet që t'i ndihmojë Ukrainës", theksoi Peskov.

Sekretari i Këshillit të sigurisë i Federatës Ruse Nikolla Petrushev theksoi se Moska do të vazhdojë në përpjekje diplomatike për tejkalim të krizës në Ukrainë edhe në rast se SHBA-ja të dërgojë armë.

"Nëse fillojnë të dërgojnë armë do të ketë eskalim të mëtejshëm të konfliktit. Por, mendoj, se ne do të veprojmë sipas rrugës diplomatike", theksoi Petrushev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail