Gjermania i ftoi Rusinë dhe Ukrainën në kompromis për zgjidhjen e konfliktit

Berlin, 10 shkurt 2015 (MIA) - Shefi i diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmaer bisedoi sot me telefon me ministrat e punëve të jashtme të Rusisë dhe të Ukrainës - Sergej Lavrov dhe Pavlo Klimkin, duke i ftuar që të jenë të gatshëm për kompromis për zgjidhjen e krizës ukrainase.

MPJ-ja gjermane kumtoi se bisedimet mes përfaqësuesve të lartë të Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës, të mbajtura mbrëmë në Berlin, do të vazhdojnë sonte në Minsk, ku për nesër është planifikuar edhe takim me liderët e katër anëtarëve në lidhje me krizën ukrainase.

Shtajmaer e ka informuar Lavrovin dhe Klimkin për progresin e arritur deri më tani.

Sipas një burimi nga Minsku, negociatat për zgjidhjen e konfliktit ukrainas do të fokusohen mbi çështjet për tërheqjen e armatimit të rëndë, krijimin e zonës së demilitarizuar në Ukrainën Lindore dhe për fillimin e dialogut mes Kievit dhe kryengritësve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail