Olland udhëton për në Minsk me përcaktim të fuqishëm për arritje të marrëveshjes

Paris, 11 shkurt 2015 (MIA) - Presidenti francez Fransoa Olland deklaroi se së bashku me kancelaren Angela Merkel udhëton për në Minsk me përcaktim të fuqishëm "që të arrihet marrëveshje paqesore për Ukrainën2, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

"Ne kemi përcaktim të fuqishëm që të arrihet marrëveshje, edhe pse nuk jemi të sigurt se mundemi ta bëjmë atë. Secili duhet të vendoset para përgjegjësisë së tij", deklaroi Olland para shkuarjes për në Minsk, duke shtuar se për situatën në Ukrainë sërish ka biseduar me Merkelin.

"Së bashku me kancelaren do të jemi posaçërisht aktiv deri në takimin në Minsk, që të mund të arrihet marrëveshje dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të lejojë kthim të paqes", theksoi Olland.

Sipas presidentit francez, të gjitha palët kanë "interes" që të arrihet marrëveshje.

"Së pari Ukraina, që të mund ta kthejë stabilitetin në kuadër të integritetit territorial, por gjithashtu edhe Rusia që të ketë marrëdhënie  në pajtueshmërinë me interesat dhe historinë e saj, si dhe në pajtueshmëri me ardhmërinë e saj në Bashkimin Evropian", shtoi Olland.

Shefi i diplomacisë franceze Loran Fabius para Kuvendit kombëtar i shpjegoi qëndrimet e Parisit për arritje të marrëveshjes në Minsk.

"Parimet të cilat ne i mbrojmë jaë këto: menjëherë të vijë deri në ndërprerje të zkarrit, tërheqje të shpjetë të armëve të rënda, kontroll efikas i kufirit, reskeptim të sovranitetit të Ukrainës dhe gjetje të statutit specifik për popullatën e Donbasit, me ç'rast mbetemi në parimet nga marrëveshja nga Minsku", tha Fabius.

Mëngjesin e sotëm Fabius si mysafir në Radion franceze "Frans Inter" deklaroi se samiti në Minsk është "mundësia e fundit2 për zgjidhje të qetë të krizës ukrainase.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail