Katër persona kanë humbur jetën në një sulm me artileri në qendër të Donjeckut

Donjeck, 11 shkurt 2015 (MIA) - Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në sulmin me artileri ndaj stacionit të autobusëve në qendër të Donjeckut, lajmëroi TASS.

Sulmi është kryer rreth orës tetë të mëngjesit sipas kohës lokale. Njëra nga predhat ka goditur stacionin e autobusëve "Qendra".

Sipas dëshmitarëve okular predha ka depërtuar çatinë e stacionit dhe ka shkaktuar zjarr në dy autobusë.

Dëm material është shkaktuar edhe ndaj supermarketit, i cili gjendet në afërsi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Popullore të Donjeckut të vetëshpallur (DPR), Eduard Basurin dje deklaroi se forcat e DPR-së kanë informata se forcat e armatosura ukrainase përgatitin sulm ndaj qytetit të Donjeckut.

Ai theksoi se shërbimet e zbulimit të SPR-së kanë informata se forcat ukrainase grupohen në veri të Donjeckut.

"Në afërsi të lokalitetit Novosjolovska - 2, Avdejevka, Orlovska, Novosjolovka - 1, vetëm gjatë ditës së djeshme janë vendosur së paku katër batalione nga brigada e 93-të, 30-të dhe 28-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase", deklaroi dje Basurin.

"Koncentrim i tillë i forcave tregon se ushtria ukrainase përgatitet që së shpejti të kryej sulm ndaj Donjeckut, në tentim për ta marrë qëndresën në paralagjen veriperëndimore", deklaroi Basurin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail