Merkel, Oland, Putin dhe Poroshenko arritën në Minsk

Minsk, 11 shkurt 2015 (MIA) - Liderët e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës kanë arritur në Minsk, ku do të bisedojnë për mënyrat se si t’i jepet fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Në bisedime marrin pjesë Petro Poroshenko, Vladimir Putin, Angela Merkel dhe Fransoa Oland.

Bisedimet do të zhvillohen në Pallatin e pavarësisë në Minsk pas orës 18 sipas kohës lokale, në të ashtuquajtuin formati normandik (Gjermani, Francë, Rusi dhe Ukrainë).

Perspektivat për rezultate nga takimi janë mjegulluar nga luftimet e vazhdueshme në terren.

Zëdhënësi i Merkelit, Shtefen Seibert, ka thënë se takimi ofron shpresë, por asgjë më shumë.

Merkel dhe Oland mëngjesin e sotëm kanë patur disa biseda telefonike, duke e analizuar situatën dhe planifikojnë të investojnë përpjekje maksimale për arritje të suksesit në bisedime.

Mbi 5.400 njerëz kanë humbur jetën në lindje të Ukrainës, prejse ka nisur konflikti atje në prill të vitit të kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail