Në Minsk filloi takimi për zgjidhjen e krizës në Ukrainë

Minsk, 11 shkurt 2015 (MIA) -  Në Pallatin e pavarësisë në Minsk filloi takimi për gjetjen e zgjidhjes për krizën në Ukrainë.

Liderët e vendeve nga i ashtuquajturi formati normandik - presidentët е Francës, Rusisë dhe Ukrainës - Fransoa Oland, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko,  si dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i kanë filluar bisedimet, ndërsa për më vonë është parashikuar t'u bashkangjiten edhe këshilltarët e tyre.

Merkel dhe Oland mëngjesin e sotëm kanë patur disa biseda telefonike, duke e analizuar situatën dhe planifikojnë të investojnë përpjekje maksimale për arritje të suksesit në bisedime.

Poroshenko dhe Putin janë pritur nga presidenti bjellorus Aleksandar Poroshenko në Pallatin e pavarësisë. Oland dhe Merkel janë pritur nga Lukashenko, me ç'rast kancelares gjermane i janë dhuruar edhe lule.

"Ose situata do të niset drejt zvogëlimit të tensioneve dhe ndërprerjes së zjarrit ose do të dalë nga kontrolli", theksoi Poroshenko para takimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail