Samit joformal i BE-së kushtuar luftës kundër terrorizmit, gjendjes në Ukrainë dhe marrëdhënieve me Rusinë (PLT)

Bruksel, 12 shkurt 2015 (MIA) - Liderët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot në  Bruksel do të takohen në kuadër të Samitit joformal të Këshillit Evropian.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas ftesës së kryetarit të Këshillit, Donald Tusk, ky Samit do t'i kushtohet tre temave: luftës kundër terrorizmit pas sulmeve terroriste në Paris muajin e kaluar, gjendja në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë, si dhe unionit ekonomik dhe monetar.

Ky takim joformal i liderëve të BE-së është në hije të negociatave paqësore në Minsk, ku presidentët rus dhe ai ukrainas, Vlladimir Putin dhe Petro Poroshenkos, me ndërmjetësim të  të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryetari i Francës, Fransoa Oland, po përpiqen të arrijnë marrëveshje për paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Mu rezultatet nga negociatat në Minsk do të ndikojnë nëSamitin joformal të Unionit, sepse për pasdite, pas këmbimit tradicional të mendimeve me kryetarin e Parlamentit evropian, Martin Shulc, është paraparë mu presidenti i Ukrainës, Poroshenko, t'u brifojë liderëve për gjendjen në territorin ukrainas.

Sipas orarit për Samitin e sotëm të BE-së, pas informimit nga ana e Poroshenkos, është paraparë takim pune i liderëve për gjendjen në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë, me ç'rast do të vlerësohet gjendja dhe do të shqyrtohen të gjitha masat adekuate, përkatësisht vendosja e planifikuar e sanksioneve të reja ndaj personave zyrtar rusë.

"Në dritë të ngjarjeve në Paris muajin e kaluar, ne sonte më vonë  do të diskutojmë për luftën kundër terrorizmit. Unë kërkova nga disa kolegë që t'i ndajnë përvojat e veta në luftën kundër terrorizmit, kështu që do të dakordohemi për përcaktimin e orientimeve politike, përkatësisht çka më tutje dhe çfarë pune intensive na pret muajve në vijim në këtë fushë", thotë kryetari i Këshillit, Tusk , në letrën-ftesë drejtuar shefave të shteteve apo qeverive të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian.

Në fund të Samitit, është planifikuar të shqyrtohet çështja për koordinim më të mirë të politikave ekonomike në kuadër të unionit ekonomik dhe monetar, për çka janë ftuar kryetarët e  Bankës qendrore evropiane dhe të Eurogrupit, në prag të raportit nga ana e katër kryetarëve i praparë për në qershor. Kryetari i Eurogrupit, Jeron Dajselblum, është paraparë t'i informojë liderët e BE-së për aspektet procedurale lidhur me bisedimet për masat për kursim të Greqisë në kuadër të Eurogrupit, të cilat dje përfunuan pa marrëveshje.

Ai që pritet me padurim, është qëndrimi i kryeministrit të Greqisë, Alekis Cipraas, për të cilin kjo do të jetë pjesëmarrja e parë në Samitin e BE-së, e i cili u kërcënua se nuk do të miratojë sanksione të reja ndaj Rusisë, ka qëndrim më ndryshe për gjendjen ukrainase dhe kërkon ristrukturim të unionit ekonomik dhe monetar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail