Tusk: Presim që Marrëveshja e arritur në Minsk të zbatohet në terren

Bruksel, 13 shkurt 2015 (MIA) - Shefat e shteteve dhe Qeverive të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian mbrëmë vonë e përfunduan Samitin joformal të Këshillit të Evropës, në të cilin tre pikat kryesore ishin gjendja në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë, kërcënimet terroriste ndaj BE-së dhe gjendja ekonomike në Greqi.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, kryetari i Këshillit, Donald Tusk, në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit, theksoi se liderët evropianë nuk diskutuan prej së afërmi për gjendjen me refuzimin e Qeverisë së re greke për t'iu përmbajtur masave për kursim, përderisa për Marrëveshjen e mëngjesit për ndërprerjen e zjarrit në Ukrainë, të arritur në Minsk, vlerësuan se nevojitet të zbatohet në terren ose në të kundërtën Unioni do tël ndërmarrë masa të reja.

Sipas Tusk, diskutimi disaorësh ishte i fokusuar në tre sfida të mëdha me të cilat po përballet Evropa. Së pari, Ukraina, për çka presidenti i saj, Petro Poroshenko i informoi për "gjendjen e tmerrshme" në vendin e tij, e cila, sipas njeriut të parë të Këshillit, ishte rezultat i artilerisë ruse.

Ai, sipas Tusk, u ka dhënë vlerësim të kthjellët marrëveshjes së arritur dje në mëngjes në Minsk, ndërsa liderët e BE-së iu falënderuan kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Fransoa Oland për "përpjekjet e tyre të domosdoshme për paqen në Ukrainë". A ta i prezantuan rezultatet nga bisedimet në Minsk, ndërsa Këshilli evropian u dha mbështetje të konsiderueshme.

"Fjalët e vëna në letër duhet t'i shndërrojmë në vepra të vërteta. Ndërprerja e zjarrit duhet të respektohet. Ne duhet të shohim deeskalim të vërtetë të konfliktit. Kjo nuk është vetëm lidhur me pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. E tërë radhitja gjeopolitike në Evropë pas vitit 1989 është në pyetje", paralajmëroi Tusk.

Në atë pikëpamje, sipa kryetarit të Këshillit, BE-ja do të jetë e gatshme për çdo zhvillim të ngjarjeve, pa dallim mirë apo keq. Tusk tha se debati në Samitin e djeshëm joformal është fokusuar në atë se si të mbështetet implementimi i Marrëveshjes nga Minsku dhe se nëse kjo nuk ndodhë, Brukseli nuk do të hamendet t'i ndërmarrë hapat e nevojshëm, për çka ekziston unitet dhe vendoshmëri për të mbetur në kurs.

Lidhur me debatin për ngjarjet në Greqi, kryetari i Këshillit evropian tha se i pari i Eurogrupit, Jeron D  ajselblum i ka informuar shefat e vendeve të BE-ës për diskutimin intensiv përfundimtar të ministrave të financave. megjithatë, sipas Tusk, Këshilli evropian nuk ka hyrë në negociata për këtë çështje dhe se mbrëmë, kryeminsitri grek, Aleksis Cipras dhe kryetari i Eurogrupit kanë kërkuar nga institucionet të punojnë në vlerësim teknik me qëllim që të vendoset bazë e përbashkët para se Eurogrupi të takohet të hënën e ardhshme.

Temë e Samitit të djeshëm të BE-së ishte edhe përmirësimi i politikës ekonomike në Eurozonë, që pas vendimit të kohëmëparshëm të  BQE-së të injektojë njëmijë miliardë në ekonominë e BE-së është me rë[nësi vitale për t'u bërë ekonomitë nacionaëe tërësisht kompatibile me unionin monetar.

"Për t'u bërë kjo, reformat struktuore kanë nevojë për një pronësi të fuqishme politike në nivel nacional. Ne do të vazhdojmë të punojmë për union të vërtetë ekonomik dhe monetar. Ky, megjithatë, ishte Samit joformal në të cilin ne bëmë përparim të vërtetë. për pesë javë, ne do të takohemi sërish në mars dhe atëherë do ta ndjekim zhvillimin e ngjarjeve", konkludoi Tusk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail