Kremlini: Rusia do të kërkojë që armëpushimi në Ukrainë menjëherë të hyjë në fuqi

Moskë, 13 shkurt 2015 (MIA) - Lideri i vendeve nga "katërshja normandike" e vazhdojnë kontaktin rreth ndodhive në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai shprehu pritje se gjatë ditëve të ardhshme do të dakordohet bisedë telefonike midis presidentëve të Rusisë, Ukrainës dhe Francës - Vlladimir Putin, petro Poroshenko dhe Fransoa Olland, dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

"Moska bënë thirrje që të plotësohen të gjitha pikat nga marrëveshja për ndërprerje të zjarrit në Ukrainë, e cila është arritur dje në Minsk", theksoi peskov, duke potencuar se Rusia ka d[shiruar që armëpushimi të hyjë në fuqi menjëherë, e jo më 15 shkurt, siç është dakorduar.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, zbatimi i marrëveshjes është anuluar për disa ditë me kërkesë të separatistëve prorusë, të cilët kanë vlerësuar se kjo vështirë se mund të ndodhë para të dielës.

Peskov konfirmoi se gjatë negociatave në Minsk nuk janë shqyrtuar çështjet për sanksionet ndaj Rusisë nga ana e vendeve perëndimore dhe për fatin e Krimesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail