Kroacia pohon se nuk ka dëguar mercenarë në Ukrainë

Zagreb, 13 shkurt 2015 (MIA) - Kroacia nuk ka dërguar qytetarë të saj në Ukrainë për pjesëmarrje në aksionet luftarake në pjesën lindore të vendit, njoftoi sot Ministria kroate e Punëve të Jashtme edhe Çështje Evropiane.

Në kumtesë, siç njofton Hina, thuhet se shteti në asnjë mënyrë nuk i mbështet vullnetarët, të cilët luftojnë në Ukrainë dhe se niveli i shkuarjes në fushat e betejës nuk ka kurrfarë lidhje me institucionet shtetërore.

"Sa u përket shtetasve kroatë, të cilët kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë bëhet fjalë për atë se ne thjeshtë i konstatuam ato fakte dhe po e ndjekim situatën. Është fakt se në fushat ukrainase të luftës ka shtetas ukrainas, më konkretisht ka tetë, por shkuarja e tyre nuk është e lidhur me kurrfarë institucioni shtetëror dhe institucionet shtetërore nuk e mbështesin atë", shtohet në kumtesë.

Ministria dërgoi apel deri te kroatët dhe luftëtarët e tjerë të huaj që të kthehen në vendet e tyre, me qëllim që të mundësohet implementimi i marrëveshjes nga Minsku.

Reagimi i Zagrebit është përgjigje e shqetësimit të cilin e shfaqi Ministria ruse e Punëve të Jashtme lidhur me deklaratën e shefes së diplomacisë kroate Vesna Pusiq, e cila konfirmoi se vullnetarë kroatë marrin pjesë në konfliktin në Ukrainën Lindore në anën e forcave të Kievit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail