Kanosja e jashtme ushtarake duket gjithnjë e më reale për Rusinë, tregon sondazhi

Moskë, 20 shkurt 2015 (MIA) - Kanosja e jashtme ushtarake duke gjithnjë e më reale për njerëzit në Rusi, derisa sipas dy të tretave të qytetarëve kjo ekziston realisht, tregon hulumtimi i qendrës sociologjike VCIOM.

Rusia është e rrezikuar nga forcat e jashtme sipas 68 për qind të pjesëmarrësve në anketën, të zbatuar muajin e kaluar. Para një viti kështu kanë menduar 52 për qind e rusëve, ndërsa në vitin 2009, 49 për qind.

Dyshim për ekzistimin e kërcënimit të jashtëm për Rusinë kanë 28 për qind e të anketuarve, përkundër 42 për qind në vitin 2014.

Sondazhi tregon edhe rritje të numrit të vlerësimeve pozitive për gjendjen e armatës ruse. Kështu 49 për qind besojnë në armatën ruse, përkundër 24 për qind para një viti dhe 14 për qind në vitin 2009.

Për armatë më të madhe tani angazhihen 40 për qind e të anketuarve, krahasuar me 30 për qind në vitin 2014, që është përqindja më e madhe prej kur zbatohet hulumtimi. Rreth 42 për qind mendojnë se nuk ka nevojë nga rritja e armatës, ndërsa vetëm shtatë për qind janë kundër kësaj.

Gjithsej 47 për qind e rusëve do të donin që ta shohin djalin e tyre, vëlluan, burrin ose një familjar të tyrin në forcat e armatosura të Rusisë. Po kaq të anketuar nuk dëshirojnë që të afërm të tyre të shërbejnë në armatën e Federatës Ruse. Gjashtë për qind nuk japin përgjigje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail