Kievi sot filloi me tërheqjen e armatimit të rëndë

Kiev, 26 shkurt 2015 (MIA) - Forcat ukrainase sot do të fillojnë me tërheqjen e armatimeve të rënda nga linja e frontit në Ukrainës Lindore, njoftoi Shtatmadhoria e armatës ukrainase. 

"Në pajtim me marrëveshjen në Minsk nga 12 shkurti, Ukraina fillon me tërheqen e  armatimeve 100-milimetrike nga linja e demaracionit. Ky është hapi i parë drejt tërheqjes.

Paraprakisht sot zëdhënësi i Këshillit të sigurisë kombëtare dhe mbrojtes së Ukrainës, Andrij Lisenko publikoi se janë krijuar të gjitha kushtet për fillimin me tërheqjen e armatimit të rëndë.

 Në 24 orët e kaluara nuk është regjistruar asnjë prishje e ndërprerjes së zjarrit dhe forcat e Kievit nuk kanë viktima në rradhët e tyre dy ditë me rradhë, theksoi Lisenko.

Para dy ditëve separatistët prorusë filluan me tërheqjen e armatimit të rëndë nga linja e frontit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail