"Bild": Në Gjermani më shumë se 700 persona të sëmurë nga fruthi

Berlin, 26 shkurt 2015 (MIA) - Sëmundja e fruthit po zgjerohet në Gjermani edhe sipas të dhënave të fundit më shumë se 700 persona janë infektuar me këtë virus, që është numri më i madh nga viti 2001, kur është vendosur obligimi për paraqitjen e pacientëve, shkruan sot gazeta gjermane "Bild", duke paralajmëruar se pritet "kulminacion" i sëmundjes.

Numër më të madh të të infektuarve ka në Berlin, Bavari, Shlezvig-Holshtajn, Hamburg dhe Tringia.

Vdekja e fundit e një djaloshi 18 muaj në Berlin, viktima e parë e fruthit, shkaktoi diskutim politik për vendosje të sërishme të vaksinimit të obliguar të fëmijëve, që i tronditi gjermanët dhe politikanët.

Kundër kësaj janë politikanët e partive opozitare, të Gjelbrit dhe majtistja, të cilët kërkojnë që vendimi për vaksinim t'u lihet prindërve, përderisa nga ana e ministrit gjerman të Shëndetësisë Herman Gree nga radhët e Unionit kristian-demokratik të kancerales Angela Merkel, ashpër i kritikoi kundërshtarët e vaksinimit të fëmijëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail