Oland e dënoi takimin e deputetëve francezë me Asadin

Manilë, 26 shkurt 2015 (MIA) - Presidenti i Francës Fransoa Oland sot i kritikoi deputetët francezë të cilët dje në Damask u takuan me presidentin sirian Bashar al Asad.

"E dënoj iniciativën e tillë. E dënoj sepse deputetët francez u takuan me diktatorin i cili është shkak për një nga luftërat më të këqija civile në vitet e fundit" theksoi Oland  në Manilë para takimit me presidentin e Filipineve, Beninjo Akuino i Tretë.

Katër deputet francezë të cilët ishin për vizitë private në Siri dje u takuan me përfaqësuesit sirianë në Damask dhe me presidentin Asad.

"Franca nuk zhvillon dialog me një diktator i cili e bombardon popullin e vet dhe i cili shfrytëzon armë kimike kundër qytetarëve sirianë" theksoi Oland.

Franca i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Sirinë në vitin 2012 dhe e mbështet opozitën  siriane e cili kërkon ndryshim të Asadit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail