Rusia përcjell Nemcovin në banesën e fundit

Moskë, 3 mars 2015 (MIA) - Në Rusi sot pritet të mbahet ceremonia mortore e liderit të vrarë të opozitës, Boris Nemcov, i cili u qëllua për vdekje pak ditë më parë në mes të Moskës.

Varrimi do të paraprihet nga një ceremoni publike në qendrën e të drejtave të njeriut Andrei Saharov. Nemcov, një kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin, u vra natën e së premtes në një urë pranë mureve të Kremlinit.

Figura të ndryshme politike të huaja dhe ruse janë ndaluar të marrin pjesë në varrim. Mes tyre, Bogdan Boruseuicz, kryetar i Senatit polak që do të udhëhiqte një delegacion nga vendi i tij, por që iu mohua viza.

Administrata ruse deklaroi se ai ndodhet në listën e zyrtarëve polakë të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi për shkak të sanksioneve të Perëndimit.

Politikania letoneze Sandra Kalniete, të cilës i është ndaluar hyrja kur ka mbërritur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Liderit tjetër të opozitës ruse, Aleksei Navalni, që ndodhet në burg për një dënim 15-ditor për shpërndarje fletushkash për protesta, nuk i është dhënë leje për të marrë pjesë në varrim.

Navalni apeloi vendimin e gjykatës për të mos i dhënë leje për këtë ditë, por apeli i tij do të shqyrtohet vetëm të mërkurën, një ditës pas ceremonisë mortore.

Dhjetëra mijëra persona marshuan në rrugët e Moskës ditën e diel në nder të Nemcov, me opozitën që deklaron se rreth 50 mijë njerëz morën pjesë në marshim.

Vetë Nemcov duhet të drejtonte një protestë të opozitës atë ditë, por vrasja e tij bëri që ajo të kthehej në një manifestim të heshtur.

Aleatët e të ndjerit kanë akuzuar Kremlinin për përfshirje në vrasje, ndërsa presidenti Putin e dënoi krimin duke e cilësuar si "të ulët" dhe "provokues" dhe duke u zotuar për të gjetur vrasësit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail