Klimkin: Pa kthimin e Krimesë nuk ka normalizim në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe të Rusisë

Tokio, 3 mars 2015 (MIA) - Derisa Krimeja, e cila tani është nën kontrollin e Moskës, nuk kthehet nën juridiksion të Kievit, nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Paulo Klimkin, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Japoni, transmetuan mediat britanike.

"Nuk mund të ketë aspak normalizim të marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Rusisë pa kthimin e gjendjes së status kuosë dhe konfirmimit të tërë sovranitetit ukrainas ndaj Krimesë", tha Klimkin nga Tokio.

Rusia para pothuajse një viti ka kryer aneksion në Krime.

"Kushti i vetëm paraprak për çfarëdo tejkalimi efikas dhe përfundimtar të konfliktit, është mbyllja e tërësishme e kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë", tha Klimkin. "Sepse gjithçka që e destabilizon situatën në rajonin e Donjeckut dhe Luganit - paratë, armët, mercenarët, mjetet e rënda dhe kuptohet ushtarët kryengritës rusë - vijnë përmes kufirit ruso-ukrainas", shtoi diplomati i parë ukrainas.

Klimkin nënvizoi se Kievi dëshiron tejkalim të qetë të konfliktit, por paralajmëroi se Ukraina do t'i përdorë të gjitha mjetet për t'i mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail