Ekonomia e Finlandës e preku fundin - 14 për qind më pak eksport në Rusi

Geteborg, 3 mars 2015 (MIA) - Finlanda, ekonomia e së cilës po zvogëlohet tani më tre vite me radhë, e preku fundin. Sipas ekspertëve të bankës "Nordea", pritet rimëkëmbje ekonomike në Finlandë pas përafërsisht gjysmë viti, me ndihmë stimuluese nga vendet e huaja, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Geteborgu.

Një lajm i mirë është se BPV-ja finlandeze tani me siguri e ka prekur fundin, theksohet në raportin e "Nordea"-s në të cilin analizohen pikëpamjet e shtetit finlandez në tregun e bonove.

Finlanda, Qeveria e koalicionit e së cilës është formuar jashtë blloqeve partiake-politike, po përgatitet për zgjedhje parlamentare më 19 prill, fillimisht ka probleme me stagnimin e eksportit.

Eksporti në Rusi pësoi ulje prej 14 për qind, si pasojë e sanksioneve për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe kundër-sanksioneve të vendosura nga ana e Moskës.

Përveç kësaj, është e pranishme edhe konsumi i dobët vendor në Finlandë, përderisa konsumi nuk i tejkalon nivelet nga viti 2008. Vlerësimet pesimiste negativisht reflektohen në investimet dhe në lëvizjet e tregut të punës, shkruan "Svenska dagbladet".

Ndihmë stimuluese për dalje të ekonomisë finlandeze nga recesioni pritet të vijë nga rritja e konsumit në SHBA dhe në vendet evropiane si Gjermania dhe Holanda.

Për momentin parashikimet për rritjen ekonomike në Finlandë në vitin 2015 ndryshojnë rreth zeros.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail