Grojsman: Nga shpërthimi në minierën në Donjeck humb jetën një person (PLT)

Donjeck, 4 mars 2015 (MIA) -  Gjatë shpërthimit të sotëm të metanit në minierën "Zajsjadko" afër Donjeckut, jetën e ka humbur një person, ndërsa "32 rezultojnë të zhdukur dhe kanë filluar kërkimet për gjetjen e tyre", deklaroi kryetari i Parlamentit ukrainas, Vllodimir Grojsman, transmeton TASS.

Grojsman paraprakisht deklaroi se nga shpërthimi jetën e kanë humbur 32 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë për Situata të Jashtëzakonshme të Republikës së Vetëshpallur të Donjeckut, nën tokë janë bllokuar gjithsej 73 persona, ndërsa deri më tani është një i vdekur dhe 14 të lënduar.

Sipas ministrisë, shkak për tragjedinë supozohet të jetë "shpërthimi nga përzierja e ajrit me gazin".

Ministria njofton se ka filluar operacioni për shpëtim në minierë.

Sipas zëdhënëses së ministrisë, Juliana Bedilo, incidenti në Donjeck, rajon i cili është nën kontrollin e separatistëve ukrainas, nuk i referohet sulmit artilerik, nënvizojnë mediat amerikane.

Në këtë minierë për qymyr në 15 vitet e fundit kanë ndodhur pesë fatkeqësi serioze, ndërsa më e madhja ka ndodhur më 18 nëntor të vitit 2007, në të cilën e humbën jetën 101 minatorë, nënvizon TASS.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail