Druajtjet për deflacion të mundshëm në Britani të Madhe

Londër, 26 mars 2015 (MIA) - Eskpertë financiarë dhe ekonomikë britanikë druajnë nga mundësia që ekonomia e vendit të bjerë në deflacion, pasi që Byroja kombëtare për statistikë publikoi se muajin e kaluar në Britani të Madhe është regjistruar zero inflacion.

Për herë të fundit një situatë e këtillë në Britani të Madhe është regjistruar prej më shumë se gjysmë shekulli, edhe pse disa media londineze pohojnë se në historinë britanike, kjo ka ndodhur dy herë - një herë në vitin 1786 dhe për herë të dytë në vitin 1934.

Ekspertët parashikojnë se inflacioni do të vazhdojë edhe këtë muaj, që sipas tyre "në mënyrë të pashmangshme do të çojë drejt deflacionit".

Sjellja e inflacionit në zero, vjen si pasojë e uljes së vazhduar të çmimit të naftës së papërpunuar, që shkaktoi rënie të çmimit edhe të derivateve, lirim të ushqimit, si dhe çmime më të ulta të shërbimeve. Parashikohet që situata e këtillë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, që i detyroi ekspertët britanikë të paralajmërojnë në rrezikun nga kjo dukuri e deflacionit.

Druhet se deflacioni mund të shkaktojë ngadalësim të rritjes ekonomike, sepse do t'i detyrojë biznesmenët që të kenë kujdes maksimal, ndërsa individët ta zvogëlojnë konsumin dhe ta anulojnë blerjen , duke pritur ulje të mëtejshme të çmimeve.

Një pjesë e ekspertëve britanikë konsiderojnë se zero inflacioni mund t'i ndihmojë Qeverisë aktuale dhe partive të koalicionit qeveritar para zgjedhjeve parlamentare në maj, që të lavdërohen me politikën e tyre të suksesshme ekonomike. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për Partinë Konservative të kryeministrit Dejvid Kameron, e cila po përpiqet të korrë fitore bindëse, që do t'i mundësojë vetë të formojë qeveri.

Kënaqësia qeveritare nga politika ekonomike dhe nga masat për stabilizim të punës bankaro-financiare vjen në kohë kur Banka Qendrore e Anglisë për këtë vit parashikon rritje të inflacionit prej dy për qind.

Të njëjtit ekspertë paralajmërojnë se stabilizimi i ekonomisë, megjithatë, nuk guxon të lidhet për paraqitjen  e deflacionit, e cila vlerësohet si e rrezikshme dhe nuk paraqet arritje pozitive. Disa nga ekspertët i sugjerojnë bankës qendrore që menjëherë të reagojë me ulje të mëtejshme të normës themelore të interesit dhe me lëshim në qarkullim të të hollave "të freskëta" të shtypura në treg.

"Tajms"-i londinez megjithatë vëren se nuk ka nevojë për reagim nervoz. Analistët e gazetës parashikojnë rritje të çmimeve vendore pa dallim të gjendjes së tanishme dhe pa nevojë me masa plotësuese financiare që të nxitet inflacioni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail